Vlerësimet Value the Person

Vlerësimet Value the Person ofrojnë kryesisht shërbimet e testeve psikometrike për individë, grupe dhe organizata në të gjithë botën, dhe janë përshtatura për nevojat dhe kërkesat e tyre specifike. Jemi të specializuar në matjen e personalitetit, nivelit të motivimit dhe atij të kapacitetit.

1. Shërbimet e Vlerësimit Individual

Urtësia nga populli thotë që sukses thjeshtë do të thotë” të jesh ai/ajo që dëshiron të jesh”. Sipas ekspertëve [- shih për këtë ‘‘The Personality Code’ nga Dr Travis Bradberry, G P Putnam’s Sons, 2007] ky përshkrim dhe kjo këshillë e mencur është plotësisht e vërtetë. Në fazën kur je i rritur (madhor) “ajo të cilët jemi” është tashmë përcaktuar nga tiparet fikse që, gjatë gjithë jetës nuk mund të ndryshojnë më shumë se në masën një përqind.

Shumica, në kuptimin më të gjërë të fjalës, e asaj cfarë bëjmë dhe themi është e kontrolluar nga personaliteti, vetëdija (ndërgjegja) e cila qëndron e vetme si një përcaktues kyc i suksesit tone. Suksesi i ndërtimit të një vetëdije qëndron në deshifrimin e kodit tuaj të personalitetit, që është grupimi i pandryshueshëm i tipareve që shpjegojnë zgjedhjet dhe sjelljen tuaj.

Njohja e personalitetit do t’ju ndihmojë të angazhoni dhe përdorni plotësisht talentet tuaja të lindura, të maksimizoni pikat tuaja të forta, të mënjanoni dobësitë që lidhen me tipin tuaj të vecantë të personalitetit, të punoni me më mencuri me te tjerët, dhe të përfitoni sa më shumë përmes marrëdhënieve më të mira të ndërtuara në cdo aspekt të jetës dhe karrierës suaj. Ne, gjithashtu, vlerësojmë motivimin individual dhe kapacitetin personal – që është, kapaciteti natyral i lindur i individit, si psh kapacitetet intelektuale.

2. Sherbimet e Vleresimit te Grupeve/Skuadrave

Në një mënyrë të ngjashme si në rastin e suksesit individual, një nga celesat për të arritur një performancë të shkëlqyer të grupit apo skuadrës është që udhëheqësi apo drejtuesi i grupit, dhe të gjithë anëtarët e grupit apo skuadrës të njohin dhe kuptojnë pikat e forta dhe dobësitë e grupit, që të mund të arrijnë shmangien e gabimeve të bëra në mënyrë të përsëritur nga grupi, dhe ndërtimin e marrëdhënieve efektive me njëri tjetrin.

Konkluzionet e mbështetura në rezultatet e kërkimeve shkencore janë se një tjetër celës shumë i rëndësishëm që një grup/skuadër të jetë efektive është matja e nivelit të motivimit, dhe gjithashtu të kuptuarit se cfarë mund të bëjnë për të rritur në mënyrë të ndjeshme motivimin dhe produktivitetin e tyre në përgjithësi.

3. Shërbimet e Vlerësimin për Organizata dhe Shoqëri

Më në fund, ashtu si edhe shumica nga ju e kanë parashikuar, të gjitha kërkimet shkencore të deritanishme na kanë treguar që motivimi, kulura e drejtimit/udhëheqjes dhe organizates/shoqërisë janë celesat për të arritur suksesin në një organizatë, kompani apo shoqëri.

Për këtë arsye, Vlerësimi Value the Person bën matjen e këtyre aspekteve për një performance të lartë në bazë të organizimit.

Për të mësuar më shumë rreth shërbimeve që ofrojmë dhe se si këto shërbime mund t’ju ndihmojnë mund të kontaktoni Kryetarin dhe Bashkëthemeluesin e Value the Person Jim Cowan, përmes adresës së postës elektronike jimcowan@valuetheperson.com.