Value the Person me aktivitet Bamirësinë

Value the Person me aktivitet Bamirësinë, është një organizatë ndërkombëtare bamirësie që kryesisht operon në Irlande, UK, Shqipëri dhe Ruanda, duke ofruar një grup produktesh dhe përqasjesh të pershtatura për të ndihmuar në përmbushjen e qëllimit të saj që është krijimi i një vëndi pune ndryshe ku njerëzit përjetojnë të qënurit të vlerësuar dhe për të ofruar ndihmesë ndaj drejtuesve për të aplikuar sekretet e nje performance të shkëlqyer përmes inkurajimit, mbështetjes dhe përfshirjes, sipas ndarjes në vazhdim:-

  • Trainimet dhe Këshillimet Ekzekutive
  • Konsulenca për Transformimin e Biznesit
  • Përzgjedhje e Shërbimeve të Vlerësimit
  • Trainime Ekzekutive për Zhvillimin e Drejtimit
  • Prodhimin e një Ndryshimi Pozitiv në një Organizatë
  • Punësimin e më të Mirëve
  • Ndërtimin e Skuadrave Efektive
  • Menaxhimin e Performancave të Njerëzve për Performance Ekselente
  • Zhvillimin e Talenteve të Njerëzve
  • Rritja dhe Eficenca Personale e Drejtuesve

Ky aktivitet bamirës nuk kërkon donacione nga te tjerët, por në vënd të kësaj, mbështetet në burimet e veta financiare që vijnë nga kompanitë e tjera Value the Person.

Aktiviteti i bamirësisë, sigurisht nuk është për qëllime fitimi, dhe është regjstruar edhe në Companies House dhe Komisionin e Bamirësisë.

Kliko KETU për të lexuar rreth vizitës në Shqipëri nga Presidenti Bush.

Për të mësuar më shumë rreth Value the Person, Bamirësi, kontaktoni Kryetarin dhe Bashkëthemeluesin e Value the Person, Jim Cowan, në adresën e postës elektronike jimcowan@valuetheperson.com.

SOS Bus NI

SOS NI


SOS Bus NI është një organizatë bamirëse jo për qëllime fitimi me aktivitet në Irlandën e Veriut.

Autobuzi është 60 hapa i gjatë, ‘bendy bus’ dhe është i paisur me një qëndër mjeksore funksionale në të cilën punojnë ndihmës mjek të trainuar. Autobuzi është i paisur me sistem audio dhe televizor plasma 50 inch i kompletuar me njësi video game dhe akses IT.

Autobuzi, qe nga Nëntori i 2007-ës, përdoret në qendrën e Qytetit të Belfastit me qëllim ofrimin e ndihmës ndaj personave të dëshpëruar si pasojë e përdorimit të alkolit, drogave apo si pasojë e pasigurisë dhe izolimit të shkaktuar nga ndarja nga miqtë dhe të afërmit e tyre. Skuadrat vullnetare dhe te dedikuara u vijnë në ndihmë personave në nevojë të cilët i ftojnë në autobuz ku u shërbejne caj dhe biskota, kujdes shëndetësor, nëse është e nevojshme, dhe shërbim transporti të sigurtë për t’u kthyer në shtëpitë e tyre. SOS BUS NI, gjatë stinës së verës operon gjithashtu në Waterfront Hall (Shëtitoren buzë detit) duke ndihmuar grupet e të të përbëra nga të paktën 300 te rinj që mblidhen atje të shtunave pasdite. Ky projekt ka qenë shumë i suksesshëm dhe ka marr shumë vlerësime nga Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut, autoritetet vendore dhe media.

Që nga Nentori i 2007-ës kemi pasur mbi 45 mijë bashkëveprime me publikun, ndërkohë që ekipi i vullnetarëve ndihmësmjekë i ka asistuar me shumë se pesëqind personave që kanë pasur nevojë për asistencë mjeksore si pasoj e lëndimeve ose arsye të tjera që kërkojnë trajtime të tilla.

SOS BUS NI.