Rrjeti Ndërkombëtar i “Value the Person”

Rrjeti Ndërkombetar i "Value the Person"™ u formua në Evropë në 1999, në bashkëpunim me Ëayne Alderson (USA), nga Jim Cowan (Angli) e Gavin Cargill (Skoci), dhe është një biznes konsulence globale për menaxhimin.

Ëndrra e konsulencës sonë është që të shohim çdo individ, organizatë dhe vend të përqafoj etosin e “Value the Person” dhe të përjetoj një kulturë pune vërtetë të ndryshme.

Ky mision kërkon një sërë mjetesh dhe metodash për të identifikuar talentet individuale, zhvilluar udhëheqësit/drejtuesit, dhe maksimizuar performance si individuale ashtu edhe atë të ekipit, dhe për të zhvilluar aftësitë brenda organizatave. Për të përmbushur këtë mision, jemi mbështetur në të dhëna të reja dhe shumë interesante nga burime të bollshme dhe të besueshme të shtrira në të gjithë botën.

Çfarë bëjmë ne?

Për të mundësuar krijimin e kulturës ndryshe të punës, ofrojmë ndihmë në fushat e specifikuara më poshtë:

  • Identifikimi dhe maksimizimi i talenteve/aftësive
  • Zhvillimi i Lidershipit/Drejtimit
  • Përzgjedhja e njerëzve të talentuar
  • Ndërtimin të strategjisë për motivimin e njerëzve
  • Menaxhimi i ndryshimeve në mënyrë të suksesshme
  • Ndërtimi i skuadrave me performancë të lartë
  • Maksimizimi i performancës së individëve

Për të mësuar më shumë mbi rrjetin ndërkombëtar të "Value the Person", kontaktoni bashkëthemeluesin dhe Kryetarin e tij, Jim Coëan, në adresën jimcowan@valuetheperson.com.