
Parimi 1 – Çdokush është unik
Truri i secilit nga ne është zhvilluar ndryshe krahasuar me të tjerët prandaj dhe jemi vërtet të lumtur, vetëm atëherë, kur bejmë gjërat për të cilat jemi programuar. Ky princip thekson se, në qoftë se dëshirojmë të përmbushim potecialet tona, të përjetojmë suksesin si individ, dhe të maksimizojme kontributin tonë në atë çfarë bejmë ,do të duhet, së pari, të identifikojmë se cilat janë talentet unike të çdokujt që të mund të maksimizojmë kontributin e individit në një organizatë dhe t’i mundesojmë liderave që ta angazhojnë atë në pozicionet që i përshtaten.
Shko në fillim të faqes ^

Parimi 2 –Lidershipi(drejtimi) është influencë
Ky princip thekson se cdokush mund të jetë lider, sepse lidership do të thotë të influencosh pozitivisht tek të tjerët. Edhe pse mbase kurrë nuk mund ëe jemi nje Martin Luther King i dytë, të gjithë mund të mësojmë se si të influencojmë tek të tjerët brenda rrethit të kolegëve , miqve dhe familjes, sepse “lidership nuk do të thotë të zësh një karrige, por të ushtrosh influencë.”
Shko në fillim të faqes ^

Parimi 3 – Angazhimi
Kërkimiet shkencore na tregojnë se njerëzit e angazhuar janë ata që edhe japin më të mirën e tyre dhe që operojnë në nivelin maksimal të efikasitetit, pasi duke qenë të angazhuar ata operojnë në një mjedis ku ndjehen të vlerësuar. Produktiviteti, klienti i kënaqur, fitimi , morali i punonjësit, siguria dhe cilësia janë të gjitha të lidhura në mënyrë direkte me ‘angazhimin’. Si liderat ashtu edhe menaxherët e suksesshëm e dinë intuitivisht se ky parim thekson se janë pikërisht njerëzit e angazhuar ata që bëjnë diferencën midis performances së mirë dhe asaj të shkëlqyer.
Shko në fillim të faqes ^

Parimi 4 – Karakteri
Suksesi nuk ka të bëj thjeshtë me vënien në punë të talentit, të qenurit lider i madh apo të qenurit i angazhuar, por gjithashtu është shumë i lidhur edhe me bërjen e zgjedhjes së duhur. Individët që bëjnë ndryshimin kanë karakter, që do të thotë, veprojnë me integritet dhe, qoftë edhe në momentet më të vështira, bëjne gjërat e duhura, kanë sjellje pozitive, dhe janë në gjëndje të disiplinojnë vetveten.
Shko në fillim të faqes ^